Aktualitet

Aksident në minierën e Bulqizës, minatori lëndohet në pjesën e poshtme të trupit, dërgohet në spital (DETAJE)

30 Shtator 2021, 10:37 Nga DOSJA
Aksident në minierën e Bulqizës, minatori lëndohet në

BULQIZË– Një tjetër aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës, ku një 55-vjeçar është plagosur rëndë gjatë paradites së sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 55-vjeçari ka pësuar dëmtime gjatë punës në galeritë e “Albchrome” teksa punonte nën tokë.

Deri më tani është bërë me dije se minatori i identifikuar vetëm me iniciale A.Ç., ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të trupit dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë që vetëm pak javë më parë, minatori Muharrem Plaku u gjet pa jetë pas 6 ditësh i bllokuar brenda minierës së Bulqizës, ku edhe ishte bllokuar nga shembja e një masivi minerali.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize bulqize aksident ne bulqize bulqize

Sondazh

Poll