Lezhë/ Po transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona
30 Shtator 2021, 09:21Nga DOSJA
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme dy persona të cilët po transportonin 13 emigrantë të paligjshem duke iu premtuar kalimin në vendet e BE, kundrejt pagesës. Të arrestuarit janë Fatbardh Gjini, 30 vjeç banues në Fushë Krujë dhe Arsen Bufi, 33 bjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë- Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volkswagen ” dhe “Citroen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin dhe Munaz, Mirditë duke transportuar me automjetet e tyre “Volkswagen ” dhe ” Citroen”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ai, ka shërbyer me mision në Afganistan ku ka trajnuar forcat vendase ndërsa në atdhe ka shërbyer pranë forcave speciale RENEA. Papleka është dekoruar nga kryem...
TIRANË– Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. Trupi nuk është tërhequr nga familjarët por nga morgu përmes agjencisë funera...
Të tilla struktura nuk ishin të panjohura në të shkuarën, por, asnjëherë me këto parametra organizimi me ish-efektivë të armatosur të forcave speciale.Një eskor...
TIRANË– Një shtetas sirian është dhunuar me sende të forta nga disa persona të paidentifikuar. Policia e Tiranë informon se dhuna ndaj sirianit ka nd...
LEZHË-Policia e Lezhës ka arrestuar në Kurbin, 22 vjeçarin Ronaldo Lleshaj për armëmbajtje pa leje, i cili qarkullonte me pistoletë në automjet. Ndë...
TIRANË– Një aksident është regjistruar gjatë mëngjesit të sotshëm në rrugën e Unazës nga Tegu në drejtim të Tiranës, në zonën e mbikalimit të Saukut....
TIRANË– Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë i ditur mëngjesin e...