Aktualitet

Familjarët e braktisin! Trupi i Aldi Ramës transportohet falas nga agjencia funerale në Durrës

30 Shtator 2021, 07:12 Nga DOSJA
Familjarët e braktisin! Trupi i Aldi Ramës transportohet falas nga

TIRANË– Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. Trupi nuk është tërhequr nga familjarët por nga morgu përmes agjencisë funerale gjatë orëve të vona të natës, dhe në lidhje me të nuk është plotësuar as skedë vdekje, një procedurë që zbatohet në çdo rast.

Askush nuk ka bërë pagesat për agjencinë funerale, e cila e ka dërguar trupin e pajetë në lagjen nr. 13 në Durrës, ku jeton nëna dhe vëllai i tij i madh.

Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. I riu, i cili duhet të ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes aldi rama vdes aldi rama

Sondazh

Poll