Aktualitet

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri! 27-vjeçarja bëhet nënë për herë të gjashtë, i vendos emrin Alban

30 Shtator 2021, 07:39 Nga DOSJA
Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri!

LEZHË– Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një fëmijë nga një grua afgane. 27-vjeçarja e cila është strehuar në Shqipëri pas luftës në shtetin e saj, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë. Ky bëhet dhe fëmija i parë që vjen në jetë nga grupet e ardhura në Shqipëri për tu strehuar. Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën, por numri total që vendi ynë pritet të strehojë është rreth 4000 mijë refugjatë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe vjen ne jete femija afgan lezhe vjen ne jete femija afgan

Sondazh

Poll