Aktualitet

Deklarata SHOKUESE e pedagogut: Pedofilia në rrethe është fenomen, me 10 vjeç ndodh në Lezhë

30 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA
Deklarata SHOKUESE e pedagogut: Pedofilia në rrethe është

TIRANË– Pedagogu Rezart Prifti ka dhënë një deklaratë të fortë që prek rrethet në vend, duke deklaruar se pedofilia është një fenomen mjaft i përhapur. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Spotlight’ në Vizion Plus, Prifti tha se askush nuk po flet për këtë fenomen që ka prekur rrethet e Shqipërisë, duke theksuar se në qytetin e Lezhës ndodh ky fenomen madje me fëmijë të moshës 10-vjeçare.

“Këtu ka çeduar familja komplet, boshti i vlerave i shoqërisë sonë. Nëse unë ty të përmend rastet që jam marrë me shoqata, ore e dini ju që sot në Shqipëri, pedofilia në rrethe është fenomen. Pedofilia, more, me 10 vjec. Ta them unë në Lezhë, marrim rastin konkret. Nuk i shkojnë kohës, është 2021 sot që po flasim po vjen 2022 dhe prapë i rrimë gjërave në spiërfaqe. Para dy ditësh po intervistojë një 21-vjecar nga Fushë-Kruja, ishte i lodhur komplet, i varfër, i lodhur nga jeta. E pyes sa vjeç je, më thotë 21-vjeç, e pyes sa fëmijë jeni, çfarë pune bëjnë prindërit. i them do të marr në punë.. Më vjen pas disa ditësh dhe më thotë nuk e bëj dot’- deklaroi Prifti.

Më tej, pedadagou u shpreh se faji nuk është te policia e vendit por te shoqëria, duke shtuar se nuk ka kulturë, nuk ka sistem edukimi apo bosht vlerash.

Problemi nuk është tek Policia, ska ça bën ai i shkreti atje humbi jetën kot. Ai s’duhet të vete fare atje. Gjeneza këtu është se ne na ka dështuar kultura si shoqëri. Nuk kemi kulturë, nuk kemi bosht vlerash dhe nuk kemi sistem edukimi. Polici nuk duhet të shkonte atje, sepse polici nuk rrezikon rrogën për as 500 mijë lek as për 600 mijë lekë. Polici në Amerikë vete i armatosur deri në dhëmbë, jo se është budalla, por të thotë njëherë ndalo, po s’ndalove të bie. Dhe ai zotëria, i shkreti atje, i tha atij ndalo, ai nuk ndaloi dhe çfarë… i ra atij këtij. Nuk ka ndodh ndonjë rast në 30 vjet në Shqipëri pas komunizmit, që një polic të ketë goditur një herë. Dhe pse…?”, tha Prifti.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rezart prifti rezart prifti

Sondazh

Poll