Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit mund të ishte parandaluar, policia injoroi denoncimin për strukturën e armatosur të PD-së

30 Shtator 2021, 08:13 Nga DOSJA
Vrasja e Xhuvanit mund të ishte parandaluar, policia injoroi denoncimin

Të tilla struktura nuk ishin të panjohura në të shkuarën, por, asnjëherë me këto parametra organizimi me ish-efektivë të armatosur të forcave speciale.

Një eskortë me 3 furgonë me logon e Partisë Demokratike tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Elbasanit në 21 Prill të vitit 2021. Mjetet lëviznin të organizuar siç veprojnë eskortat policore në aksione.

Prezenca e kësaj eskorte nëpër Elbasan, ishte shndërruar në shqetësim. Në orën 13:24 minuta, një qytetar informon sallën operative se nga mjetet e loguar me simbolet e Partisë Demokratike dilnin disa persona me armë që intimidonin njerëzit. Pretendimi i njerëzve të eskortës, ishte se kryenin verifikime për persona që blinin vota.

“Kur PD mendon se në Elbasan gjendjen e ka keq, bandat e mbështetura nga pushteti i ka kundër, blihet vota. Në një moment kur s’ke askënd je i detyruar të kundër reagosh, do gjesh zgjidhjen, ata gjetën këtë zgjidhje, për mua është e detyruar. Gabimi këtu është që ata nuk duhet të kishin armë me vete. Arma të çon te incidenti”u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Kjo foto që shihni, lidhet me denoncimin e mbërritur në sallën operative. Aty shihet një person që mban në dorë një armë. Ai, do të rezultonte më pas si personi i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Fatkeqësisht, policia nuk veproi në kohë për të shmangur konfliktin edhe pse kishte informacion mbi atë që po ndodhte në rrugët e qytetit.

“Në sallën e policisë të drejtorisë Elbasan ka ardhur një telefonatë mbi prezencën e tre furgonave duke ngritur shqetësimin për kryerjen e veprimeve që ishin duke u kryer nga këto automjete në rrugët e qytetit të Elbasanit duke thënë që ishin të armatosur” u shpreh Ardi Veliu, Kreu i Policisë së Shtetit

Mbështetësit e mazhorancës u ndjenë të provokuar nga veprimet demonstrative të aktivistëve të opozitës që vinin nga qytete të tjera dhe nuk kishin asnjë lidhje me Elbasanin.

Drejtuesi i strukturës së demokratëve për mbrojtjen e votës ishte Arjan Hoxha, një ish-oficer policie me karrierë të respektueshme deri në vitin 2013 kur edhe u shkarkua nga detyra. Hoxha e ka motivuar shkarkimin aso kohe si hakmarrje të ish-ministrit Saimir Tahiri pasi i kishte arrestuar të atin. Atë periudhë ai angazhohet në strukturat e selisë blu. Për 6 muaj Hoxha mbajti detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas marrëveshjes Rama-Basha gjatë procesit elektoral të vitit 2017./ Marrë nga Top Channel.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e xhuvanit vrasja e xhuvanit

Sondazh

Poll