Aktualitet

PUBLIKOHET video! Momenti kur Kozak Braçi merret peng nga shokët e Fabio Dushkut

30 Shtator 2021, 08:03 Nga DOSJA
PUBLIKOHET video! Momenti kur Kozak Braçi merret peng nga shokët e

TIRANË– Video e pengmarrjes së Kozak Braçit është bërë publike. 4 persona kanë bërë të mundur që të nxjerrin nga taksia e bardhë Braçin e më pas e kanë futur në një makinë të zezë. Këto pamje i ka ndarë vetë Kozak Braçi në Instagram, duke thënë se janë 4 persona që tentojnë ta fusin brenda. Braçi futet në mjetin e zi e më pas largohet në një drejtim të paditur, aty ku dhe është filmuar video që u transmetua ‘live’ në Instagram nga miqtë e Fabio Dushkut, personi me të cilin Kozak ka pasur disa sherre.

Të rinjtë nuk e kanë të lehtë që ta fusin të riun brenda mjetit, pasi në pamje dallohet se ata afrohen drejt derës e cila ende nuk mbyllet. Braçi bëri rezistencë deri në momentin e fundit mirëpo nuk mundi që t’i bënte ballë më shumë se 4 personave që e morën peng.

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale. Daniel Dushku është personi i cili është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrembehet kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll