Sport

29 Shtator 2021, 22:12 Nga DOSJA

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i largonin nga stadiumi sepse po silleshin në mënyrë të papërmbajtur. Ndodhi në fund të ndeshjes, kur fyerjet e tyre ndaj gjyqtarit në pjesën e unazës së parë portokalli tërhoqën vëmendjen e administratorëve që vendosën t’i largonin tifozët.

Njëri prej tifozëve, 37-vjeç, i shkuli lejekalimin punonjësit të sigurisë që po e shtynte drejt daljes, duke e ofenduar. Në ndihmë të tij, mbërriti edhe një punonjës sigurie i dytë, që mori një grusht në fytyrë nga shoku i tifozit të parë, një 22 vjeçar që gjithashtu u përfshi në grindje (i dëmtuari është një 44 vjeçar i cili do t’i duhet të ketë një prognozë prej 5 ditësh për një fytyrë të mavijosur). Të dy, tifozët e Milanit, banues në Zvicër, u identifikuan nga Digos, që i denoncoi ata për dhunë ndaj një punonjësi të shërbimit publik dhe 22-vjeçari, edhe për dëmtime personale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid milan atletico madrid milan

Sondazh

Poll