Sport

VIDEO/ Juve cinike dhe kompakte! Lukaku “asfiksohet” nga Bonucci-De Ligt, Chiesa bën heroin

29 Shtator 2021, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Juve cinike dhe kompakte! Lukaku “asfiksohet” nga Bonucci-De

TORINO– Juventus bën ndeshjen e madhe përballë kampionëve të Europës, Chelsea-n. Skuadra torineze fiton me shifrat 1-0 në raundin e dytë të grupeve të Champions League, përballje kjo e vlefshme për Grupin H. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht rasteve që prodhuan dy skuadrat.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 46′ Chiesa përfitoi nga një top i dhënë nga Bernardeschi me sulmuesin që mposhti portierin Mendy. Skuadra e Chelsea-t u instalua në portën e Szcesny-t,ndikuar edhe nga lojtarët që hynë në lojë si Odoi,Loftus-Cheek dhe Barkley.

Në formacion ishte edhe ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukakut në minutë ne 82′, por pa mundur të barazonte ndeshjen. Juventus merr një fitoren e dytë duke shkuar në kuotën e 6 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea juventus chelsea juventus

Sondazh

Poll