Sport

Ronaldo i tregon “muskujt” Villarealit! Portugezi vendimtar në frymën e fundit, Manchester United i falet sulmuesi

29 Shtator 2021, 21:21 Nga DOSJA
Ronaldo i tregon “muskujt” Villarealit! Portugezi vendimtar në

ANGLI-Pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Young Boys, Manchester United bën autokritikë dhe fiton 2-1 në “Old Trafford” kundër Villarreal falë një goli në frymën e fundit të Cristiano Ronaldos.Një pjesë e parë komplekse për Djajtë e Kuq me spanjollët që iu afruan avantazhit në katër raste dhe vetëm falë De Gea-s pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0.

Në pjesën e dytë, megjithatë, “nëndetësja e verdhë” kaloi në avantazh me Alcacer në minutën e 53′. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, sepse Alex Telles barazoi takimin në të 60′-tën falë një topi të dhënë nga Bruno Fernandes.

Manchester United provoi me forcë për të marrë këtë fitore dhe do të ishte Cristiano Ronaldo, i cili merr një top në mënyrë perfekte nga Lingard dhe portugezi tregohet i saktë duke çuar gjithë stadiumin peshë. Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 3 pikëve të Grupit F.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo villareal manchester united ronaldo villareal

Sondazh

Poll