Nuk përmbahet! Gazetarët i përmendin ‘gjynahet’ si ministër, Lleshaj: Moralin tim e gjykoj vetë, s’e ka a
29 Shtator 2021, 19:58Nga DOSJA
TIRANË– Ishiministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë prerë se për moralin e tij si njeri nuk mund të flasë askush dhe nuk mund ta ketë asnjë njerit tjetër përveç tij këtë tagër. Në një lidhje me Skype në “Open”, Lleshaj u përball me akuza nga studioja ku u përmend çështja e blerjes së makinës luksoze gjatë kohës që ai ishte Ministër i Brendshëm, që u cilësuan si ‘gjynahe’ nga gazetari Elton Qyno dhe profesori i kriminologjisë, Ervon Karamuça.
Por, vetë Lleshaj tha se termi ‘gjynahe’ nuk i përket aspak, por as për moralin s’e gjykon dot njeri. Ish-ministri shtoi se pikërisht se është njeri me moral ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, për të vënë disa standarte morali, që sipas tij, vendit tonë i mungojnë.
“Moralin tim e gjykoj vetëm unë dhe nuk ka askush tjetër tagër që të më gjykojë. Pikërisht sepse kam moral kam dhënë dorëheqjen, kam dhënë dorëheqjen pikërisht për të vendosur një standart moral që kësaj shoqërie i mungon dhe ka për t’i munguar dhe për shumë kohë. Termi gjynah uk më përket fare, mos e thoni,”- tha Lleshaj.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se efektivi i Policisë së Shtetit nuk e ka armën me vete për të sulmuar njerëzit e për t...
ITALI- Një 39-vjeçar në Itali është vendosur në arrest shtëpiak ditën e sotme, pasi merrej me trafik droge. Marciaweb shkruan se shqiptari me iniciale R....
TIRANË- Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë së re, u shpall ndër të tjera edhe krijimi i Agjencisë së Mediave, një strukturë që prit...
LEZHË- Fax News ka siguruar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba n...
TIRANË– Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka ndëshkuar importuesit e miellit dhe grurit, pavarësisht se u kapën në shkelje gjatë korrikut të vitit të k...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një paketë ndihme prej 5 milionë lekësh të reja, për familjen e efektivit të vrarë ditën e djeshme,...
FIER- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka inspektuar ditën e sotme Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. Inspektimi i kësaj shtëpie ka nisur për shkak të një deno...
TIRANË- Dhjetra kolegë dhe figura të shtetit shqiptar i kanë dhënë sot lamtumirën nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje nga 21-vjeçari, Aldi R...
TIRANË– Kryepolici Ardi Veliu ka bërë një gabim, të cilin e ka rregulluar shumë shpejt gjatë ceremonisë mortore për nënkomisarin Saimir Hoxha. Gjatë ...