Aktualitet

U vra në krye të detyrës, homazhe në Pallatin e Kongreseve! Nënkomisari Hoxha shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’! Ra

29 Shtator 2021, 06:51 Nga DOSJA
U vra në krye të detyrës, homazhe në Pallatin e Kongreseve!

TIRANË- Dhjetra kolegë dhe figura të shtetit shqiptar i kanë dhënë sot lamtumirën nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje nga 21-vjeçari, Aldi Rama. Gjatë homazheve të zhvilluara për të ndjerin në Pallatin e Kulturës, të cilat nisën nga ora 12:00-15:00, arkëmorti i Hoxhës u mbush plot me kurora me lule. Nënkomisari, i cili u vra dje në krye të detyrës, do të shpallet edhe Dëshmor i Atdheut, ndërsa presidenti Ilir Meta e nderoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për guximin e treguar.

Ndërkohë që në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave u vendos mbështetje financiare për familjen e të ndjerit. Fëmijët e tij, pa u saktësuar nëse bëhet fjalë për të dy së bashku, do të marrin çdo muaj 170% të rrogës së babait deri në momentin që do të mbushin 18 vjeç, ndërsa do të ndihmohen ekonomikisht edhe gjatë kohës që do të kryejnë shkollën e lartë. Lajmin e konfirmoi edhe njëherë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili e cilësoi vrasjen e oficerit si një çast të vështirë për vendin.

Nga ana e tij presidenti Meta shprehu mbështetjen e tij në luftën e krimit, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha shtoi se sot nuk ishte dita për të drejtuar gishtin nga përgjegjësit, por bëri me dije se si ish-ministër i Brendshëm ishte në dijeni të problematikave të efektivëve. Në homazhet e sotme, ishin edhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Trupi i Saimir Hoxhës do të prehet në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ndërkohë që po sot pritet që të zhvillohet dhe ceremonia mortore e vrasësit të tij, 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në orët e parë të mëngjesit në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve. Rama ishte i njohur për policinë pasi kishte përfunduar në burg pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike dhe përdhunim.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet homazhe per saimir hoxhen vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha homazhe per saimir hoxhen vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll