Aktualitet

“Çfarë paqartësie keni për këtë?” Sandër Lleshaj pyetet për Nevaldo Hajdarajn që vrau Klodian Rashën: Kriminale, e

29 Shtator 2021, 19:42 Nga DOSJA
“Çfarë paqartësie keni për këtë?”

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se efektivi i Policisë së Shtetit nuk e ka armën me vete për të sulmuar njerëzit e për të zgjidhur çështje, por për vetëmbrojtje.

Teksa fliste në njëlidhje me ‘Skype’ në “Open”, Lleshaj u pyet nga gazetari Elton Qyno se si e zgjidhi situatën Nevaldo Hajdaraj që ndodhet në burg për vrasjen e Klodian Rashës. Lleshaj e konsideroi kriminale mënyrën e menaxhimit të situatës nga Hajdaraj.

Pjesë nga biseda:

Sandër Lleshaj: Nuk zgjidh policia çështje me armë, armën efektivët e kanë për vetëmbrojtje

Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdaraj si e zgjidhi çështjen zoti Lleshaj?

Sandër Lleshaj: Çfarë paqartësie keni ju për këtë?

Elton Qyno: Si e zgjidhi çështjen Hjadaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?

Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale, këtë po them pikërisht, nuk e përdor efektivi armën e zjarrit. Përdoret vetëm kur kundër saj përdoret armë, për kundërpërgjigje.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno sander lleshaj elton qyno sander lleshaj

Sondazh

Poll