Aktualitet

Dështon Komisioni i Konkurrencës! Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK që ngritën kartel për r

29 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Dështon Komisioni i Konkurrencës! Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA,

TIRANË– Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka ndëshkuar importuesit e miellit dhe grurit, pavarësisht se u kapën në shkelje gjatë korrikut të vitit të kaluar. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Konkurrencës nuk është vendosur masa e ndëshkimit me gjobë për kompanitë shkelëse. Por, Komisioni i Konkurrencës, ka vendosur që të rihapë tjetër hetim mbi të gjithë tregun e miellit në vend për të parë në tërësi segmentet e integrimit vertikal të kompanive, ku pritet që të zbulohet qartë se rritja e çmimit të bukës ka ardhur për shkak të veprimtarisë joligjore të kompanive.

Gjithashtu bëhet me dije Komisioni i Konkurrencës është gjetur para një raporti të hartuar nga administrata e Autoritetit të Konkurrencës, i cili nuk përshkruante situatën aktuale në tregun e miellit, por i referohej asaj të një viti më parë.

Në këtë raport ishte parashikuar një gjobë 5 milion euro ndaj të pesta kompanive, Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK dhe për rrjedhojë, Komisioni nuk ka mundur t’a miratojë atë pasi në raport janë konstatuar mungesa të theksuara që nuk lidheshin me realitetin e sotëm. Ka qenë detyra e administratës së drejtuar nga Diana Dervishi për të hartuar një raport profesional, përmes të cilit do të ndëshkoheshin importuesit e miellit për shkeljen e ligjit, me pasoja të rënda për qytetarët, por siç duket nuk ia dalë mbanë.

Në fillim të muajit shtator pasi në vend çmimi i bukës u rrit me 10 lekë, Autoriteti i Konkurencës publikoi emrat e kompanive që kishin krijuar ‘kartel’ duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, por nuk caktoi asnjë ndëshkim për ta. Në njoftim thuhej se situata është ende nën monitorim dhe se çdo 3 muaj kompanitë e lartpërmendura kanë detyrim të raportojnë të dhënat mbi blerjet dhe shitjet.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i bukes rritet cmimi i bukes

Sondazh

Poll