Aktualitet

U vra në krye të detyrës, qeveria i jep 50 mln lekë familjes së nënkomisarit Saimir Hoxha

29 Shtator 2021, 17:05 Nga DOSJA
U vra në krye të detyrës, qeveria i jep 50 mln lekë familjes

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një paketë ndihme prej 5 milionë lekësh të reja, për familjen e efektivit të vrarë ditën e djeshme, Saimir Hoxha. Sipas njoftimit bëhet e ditur se, për dhënien e kësaj ndihmë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi propozoi ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”. 

Me vendimin, e mirtatuar ditën e sotme, ndihma për familjen e efektivit Hoxha do të përpballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ndërkohë që më herët ditën e sotme ministri Çuçi gjthashtu bëri me dije se familja e Hoxhës do të përfitojë një pension të rregullit, ndërkohë që fëmijët e tij do të marrin çdo muaj 170% të pagës së të atit, deri në moshën 18-vjeçare.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi saimir hoxha vritet saimir hoxha bledi çuçi saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll