Aktualitet

Denoncimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Avokati i Popullit kryen inspektim: Ushqimi ishte i bollshëm, kishte ankesa

29 Shtator 2021, 16:17 Nga DOSJA
Denoncimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Avokati i

FIER- Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka inspektuar ditën e sotme Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. Inspektimi i kësaj shtëpie ka nisur për shkak të një denoncimi të bërë nga emisioni Fiks Fare, ditën e hënë, në lidhje me vjedhjen e ushqimeve të kësaj shtëpie nga punonjësit e saj. Me anë të një postimi në Facebook, Avokati i Popullit shkruan se në këtë shtëpi çdo gjë ishte në rregull dhe se ushqimi ishte i bollshëm për të moshuarit, ndërsa disa prej tyre ngritën shqetësime për cilësinë e gatimit. Gjithashtu shkroi se në këtë shtëpi sistemi i kamerave dhe i ankesës ishte funksionale.   

Postimi i Plotë:

Pas denoncimit në media në lidhje me trajtimin ushqimor në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Avokati i Popullit ka kryer në mënyrë të menjëhershme një inspektim për të verifikuar nëse pretendimet e ngritura qëndrojnë e nëse po, për të përpiluar një liste me rekomandime drejtuar autoriteteve. Gjatë inspektimit në institucion u verifikua se ishin të akomoduar 50 përfitues. Gjithashtu në Shtëpinë e të moshuarve ishin funksionale 11 kamera vëzhgimi përfshi edhe mensën. Sistemi i ankesave funksiononte, ankesat kërkesat depozitoheshin në kutinë e vendosur në qendër dhe ajo hapej çdo muaj nga komisioni i përbërë nga punonjësja e shërbimit social shtetëror një i moshuar i qendrës dhe një punonjëse e institucionit.

Institucioni herë pas here nëpërmjet komisionit të ngritur brenda institucionit kryente kontrrollin e gramaturës së ushqimit dhe cilësisë, sipas ankesave të bëra nga të moshuarit. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën takim me të gjithë të moshuarit, të cilët deklaruan se nuk kishin ankesa për mungesën e ushqimit. Disa prej tyre ngritën pretendime vetëm në lidhje me cilësinë e gatimit e jo me sasinë e tij. Gjithashtu u krye kqyrja e pamjeve filmike të disa datave ku u konstatua se dreka ishte e bollshme dhe nuk kishte mungesa. Për problematikat e tjera që do konstatojë, Avokati i Popullit do të hartojë rekomandimet përkatëse drejtuar Bashkisë Fier dhe shërbimit Social Shtetëror

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca shtepia e te moshuarve ne fier erinda ballanca shtepia e te moshuarve ne fier

Sondazh

Poll