Samiti i G7: Miratohet plani “Build Back Better World” për të rivalizuar Kinën
SHBA – Liderët e G7, duke kërkuar të rivalizojnë Kinën, kanë miratuar një plan për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në ndërtimin ...
EKUADOR– Të paktën 24 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri masiv të përgjakshëm që është regjistruar në burgun e rrezikshëm të Ekuadorit. Washington Post shkruan se dhuna nisi rreth orës 9:30 të mëngjesit të ditës së sotme, teksa bandat rivale u përplasën me armë zjarri dhe eksplozivë në një luftë për kontroll territori, në burgun kryesor në Guayaquil. Të paktën pesë të burgosur u gjetën me kokë të prerë nga një komandant i policisë rajonale sipas gjeneralit Fausto Buenano. 48 të tjerë u plagosën. Personeli u evakuua dhe vetëm gjashtë orë pas nisjes së përleshjeve, në burg u rivendos normaliteti. Ende nuk dihen emrat e viktimave, shtetësia dhe nuk bëhet me dije nëse mes tyre ka shqiptarë apo jo.
Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, përfshirë burgun e Guayaquil, Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve. Ekuadori është përpjekur për të zvogëluar luftimet në sistemin e tij për vite me radhë. Qeveria nisi një program të ri në vitin 2019 për të rritur infrastrukturën dhe teknologjinë në burgjet e saj, ajo shkurtoi buxhetin e projektit vitin e ardhshëm me më shumë se 70 përqind, sipas faqes së lajmeve të Ekuadorit Primicias.
Të paktën 145 persona janë vrarë deri më tani këtë vit në burgjet e Ekuadorit, dhunë që është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2018, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit të vendit. Më shumë se 103 të burgosur u vranë në vitin 2020. Në fillim të këtij viti, Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut dënoi valën e fundit të vdekjeve, duke i atribuar atyre një “dështimi në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e duhur të politikave publike që synojnë të ndaluarit”.
Muajin e kaluar, i njëjti komision, krahu i të drejtave të njeriut i Organizatës së Shteteve Amerikane, i bëri thirrje qeverisë së Ekuadorit të rrisë personelin e sigurisë së burgjeve dhe të vendosë kontrolle për të parandaluar futjen e armëve dhe aktivitetin e organizatave kriminale në burgje. Burgjet e Ekuadorit kanë vuajtur prej kohësh nga mbipopullimi dhe siguria e ulët, me një numër të pamjaftueshëm të rojeve për të kontrolluar popullsinë e burgjeve të vendit, sipas Human Rights Ëatch. Garzón, drejtori i ri i burgjeve në vend, tha se gjendja e jashtëzakonshme e presidentit mbetet në fuqi.
“Unë dua të them grupet mafioze që përpiqen për të frikësuar këtë vend, gabojnë. Ata e kanë gabim nëse mendojnë se dora jonë do të dridhet. Ne do të përdorim të gjitha fuqitë tona ligjore për të imponuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar paqen dhe të drejtat e njeriut në burgjet në Ekuador,”- tha presidenti Guillermo Lasso në korrik.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA – Liderët e G7, duke kërkuar të rivalizojnë Kinën, kanë miratuar një plan për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në ndërtimin ...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se kanë humbur jetën dy pe...
KOSOVË– Vijojnë tensionet në veri të Kosovës, të nisura prej dhjetë ditësh tashmë. Nata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, por këtë mëngjes numri i p...
KOSOVË- Gjatë zhvillimit të konferencës së përbashkët me kryekomisioneren Von der Leyen, Kurti ka folur më tej në lidhje me situatën e krijuar në veri dhe ...
KOSOVË – Profesori i Universitetit ‘Johns Hopkins’ Daniel Serwer, thotë se Washingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen para realitetit se Serbia është ...
ANGLI– Është lançuar modeli më i ri i iPhone 13, i quajtur “Total gold”. Telefoni i ri i Apple është i larë në ar 18 karatësh dhe ...
KOSOVË – Serbia ka tërhequr ditën e sotme trupat ushtarake nga Jarinja, në veri të Kosovës, dhe i ka zhvendosur në Rashkë.Lajmi është bërë i ditur n...
KOSOVË- Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur më kryekomisioneren Von der Leyen, e cila ndodhet në Kosovë për zhvillimin e turit të saj në ballkan, kr...
SHBA- Sekretarja për shtyp e ish-Presidentit Donald Trump, Stephanie Grisham, ka folur në librin e saj, i cili pritet të dalë në botim, lidhur me kërkesat që Tr...
SHBA– Ekspertët thonë se mënyra e vetme për të mos u infektuar me covid-19 është qëndrimi larg turmave. Por, sa gjatë do të vazhdojë kjo gjë? Duke folur p...