Bota

Sekretarja për shtyp i rrëfen të gjitha, kërkesat e “çuditshme” të ish-Presidentit Trump

29 Shtator 2021, 12:20 Nga DOSJA
Sekretarja për shtyp i rrëfen të gjitha, kërkesat e

SHBA- Sekretarja për shtyp e ish-Presidentit Donald Trump, Stephanie Grisham, ka folur në librin e saj, i cili pritet të dalë në botim, lidhur me kërkesat që Trump kishte ndaj saj.

Sipas Dailymail, Ish-Presidenti Donald Trump donte që sekretarja e tij për shtyp, Stephanie Grisham, të ndalonte gazetarët nga aksesi në Shtëpinë e Bardhë, zbulon ajo në librin e saj të ri. Ai gjithashtu donte që ajo të përsëriste tek shtypi telefonatën e tij ‘perfekte’ me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Grisham tregon se një udhëtim në Korenë e Veriut e frymëzoi Trumpin që t’i kërkonte të gjente mënyra se si ai mund të dëbonte trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nga salla e konferencave të James Brady , një vend ku ai shpesh mbante konferenca shtypi dhe shante gazetarët.

Pjesë nga libri i ardhshëm i Grisham “Do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja tani” u shfaqën në “The New York Times” dhe “Washington Post” përpara publikimit të tij në 5 tetor. Në librin e saj, Grisham zbulon detaje nga prapaskenës e punës në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë temperamentin e Trump, sesi Melania Trump u distancua nga burri i saj pasi u zbulua afera seksuale me Stormy Daniels dhe si Jared Kushner dhe Ivanka Trump u bënë një dyshe e fuqishme.

Libri i saj pritet të jetë shumë kritik ndaj ish-familjes së parë Trump.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump stephanie grisham donald trump stephanie grisham

Sondazh

Poll