Bota

Kosovë: Ushtria serbe lë Jarinjën, zhvendoset në Rashkë

29 Shtator 2021, 12:42 Nga DOSJA
Kosovë: Ushtria serbe lë Jarinjën, zhvendoset në Rashkë

KOSOVË –  Serbia ka tërhequr ditën e sotme trupat ushtarake nga Jarinja, në veri të Kosovës, dhe i ka zhvendosur në Rashkë.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni serb N1, të cilët kanë thënë gjithashtu se as dje ushtria serbe nuk ka qenë e pranishme në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas tyre ushtria është tërhequr në kazermën ushtarake në Rashkë.

Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinjë, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në ora 12:00. Ndërkaq, i caktuari i  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

LAJMI KRYESOR: Dita e 10/ Rritet numri i protestuesve në veri të Kosovës, shtohen barrikadat

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni dita e dhjete ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës zhvendoset ushtria serbe dita e dhjete ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës zhvendoset ushtria serbe

Sondazh

Poll