Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për situatën në veri: Ne kemi qenë darkord për ta zbatuar, Serbia refuzoi
29 Shtator 2021, 12:28Nga DOSJA
KOSOVË- Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur më kryekomisioneren Von der Leyen, e cila ndodhet në Kosovë për zhvillimin e turit të saj në ballkan, kryeministri Kurti ka folur për takimin që do të mbahet ne Bruksel nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Ai ka zhbuluar më tej propozimin e KFOR-it për qetësimin e tensioneve në veri, për të cilin thotë se Serbia e ka refuzuar.
“Me sa jam në dijeni, zëvendëskryeministri ynë, Besnik Bislimi do të zhvillojë takime të ndara me emisarin Miroslav Lajçak, dhe më pas mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia në këtë takim. Unë uroj e shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur erdhi te unë komandanti i KFOR-it, i cili pak a shumë e dha një propozim, që ishte racional e që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale deri në një qetësim të situatës nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak apo Jarinjë dhe reciprociteti i targave do të vazhdonte. Ne në parim e kemi pranuar këtë. Në dakordimin që e kemi dhënë, ne jemi konsultuar paraprakisht, unë dhe ministri Sveçla, me Policinë e Kosovës. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Javën e kaluar, Serbia e ka refuzuar takimin në Bruksel, ndërsa këtë javë propozimin e KFOR-it”, tha kryeministri Kurti.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkovic, do të takohen në Bruksel për të biseduar për tensionet e krijuara në veri, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar prej 10 ditësh, që pas vendosjes së reciprocitetit të targave.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Sekretarja për shtyp e ish-Presidentit Donald Trump, Stephanie Grisham, ka folur në librin e saj, i cili pritet të dalë në botim, lidhur me kërkesat që Tr...
SHBA– Ekspertët thonë se mënyra e vetme për të mos u infektuar me covid-19 është qëndrimi larg turmave. Por, sa gjatë do të vazhdojë kjo gjë? Duke folur p...
GJERMANI – Olaf Scholz, politikani i qendrës së majtë në pozitën kryesore për të zëvendësuar Angela Merkel si kancelare gjermane, ka prezantuar vendimin p...
MAQEDONI E VERIUT – Një efektiv policie është vrarë në Veles, në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Në orën 02:30, Ndihma e Shpejtë ka marrë një thirrje p...
KOSOVË- Kryeministri Kurti ka pritur ditën e sotme kryekomisioneren europiane, Von der Leyen gjatë zhvillimit të turit të saj ballkanik. Në konferencën e p...
SHBA – Teksa dëshmoi para komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, gjenerali i Komandës Qendrore të SHBA, Frank McKenzie konfirmoi se ai fillimi...
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ndodhet në Kosovë për zhvillimin e turit të saj ballkanik. Pas takimit me Vjosa Osmanin, a...