Bota

Samiti i G7: Miratohet plani “Build Back Better World” për të rivalizuar Kinën

29 Shtator 2021, 13:38 Nga DOSJA
Samiti i G7: Miratohet plani “Build Back Better World” për

SHBA – Liderët e G7, duke kërkuar të rivalizojnë Kinën, kanë miratuar një plan për të mbështetur vendet me të ardhura  të ulëta dhe të mesme në ndërtimin e një infrastrukture më të mirë.

Sipas BBC, Presidenti Joe Biden tha se ai donte që plani i mbështetur nga SHBA “Build Back Better World” (B3W) të ishte një alternativë me cilësi më të lartë ndaj një programi të ngjashëm kinez. Iniciativa e Kinës “Belt and Road Initiative” (BRI) ka ndihmuar në financimin e hekurudhave, rrugëve dhe porteve në shumë vende, por është kritikuar se i vendosi në borxhe disa prej tyre.

Në një deklaratë në samitin e tyre në qarkun e Cornwall, udhëheqësit e G7 thanë se do të ofronin një partneritet të nxitur nga vlerat, me standard të lartë dhe transparent. Megjithatë, detajet se si do të financohet plani G7 mbeten të paqarta. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se grupi nuk ishte ende në një fazë për të financuar iniciativën e tij.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota "build back better world" g7 g7 rivalizon kinen "build back better world" g7 g7 rivalizon kinen

Sondazh

Poll