Bota

Dita e 10/ Rritet numri i protestuesve në veri të Kosovës, shtohen barrikadat

29 Shtator 2021, 08:25 Nga DOSJA
Dita e 10/ Rritet numri i protestuesve në veri të Kosovës,

KOSOVË– Vijojnë tensionet në veri të Kosovës, të nisura prej dhjetë ditësh tashmë. Nata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, por këtë mëngjes numri i protestuesve është rritur dhe barrikadat në Bërnjak janë shtuar. Tre kamionë të tjerë më zhavorr janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit, duke vështirësuar më tepër qarkullimin në zonë.  Anëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës janë prezentë në pikat kufitare të veriut të vendit dhe prania e forcave të KFOR është shtuar, siç edhe kanë bërë me dije.

Ditën e sotme pritet të mbahet takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të diskutuar për situatën e krijuar në veri. Ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, do të marrë apo jo pjesë në takim. Ambasada e SHBA në Prishtinë konfirmoi pjesëmarrjen e Escobar në diskutime, por kjo gjë u mohua nga zëdhënësi i BE, Peter Stano.

Qytetarët serbë po protestojnë prej dhjetë ditësh në shenjë pakënaqësie pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tensionet në veri të kosovës tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll