Bota

“Vuçiç flet me gjuhën e viteve ’90”, Kurti për situatën e tensionuar me Serbinë: Nuk ka barazi pa reciprocitet

29 Shtator 2021, 13:23 Nga DOSJA
“Vuçiç flet me gjuhën e viteve ’90”, Kurti

KOSOVË- Gjatë zhvillimit të konferencës së përbashkët me kryekomisioneren Von der Leyen, Kurti ka folur më tej në lidhje me situatën e krijuar në veri dhe mosmarrveshjet me Serbinë. Të pyetur se deri kur Serbia do të sillet si fëmijë i llastuar, Von der Leyen iu shmang pyetjes, ndërsa Kurti u shpreh se serbët në Kosovë i respektojnë masat e qeverisë, por problemi është kryetari i tyre i cili vazhdon të flasë me gjuhën e viteve ’90.

“Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e kanë njohur 22 shtete të BE, pavarësia e Kosovës është realitet. Sa më shpejt të pranohet kjo, do të jetë më e mirë për të gjithë ne. Serbët në Kosovë janë shumë respektues ndaj masave tona, por atje ka një kryetar që flet me gjuhën e viteve ’90. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithë përfshirjen dhe reciprocitetin. Nuk ka barazi pa reciprocitet. Unë kam ofruar një zgjidhje të tillë dhe ne si Republikë e Kosovës i largojmë tabelat e përkohshme dhe udhëtojmë normalisht. Duhet të kuptoni që 11 mijë makina kanë hyrë dhe asnjë polic s’ka bërë provokim. Ne nuk na intereson cili është nacionaliteti, ne na duhet barazia”, tha Kurti.

Që pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, pala serbe është revoltuar duke shkaktuar prej 10 ditësh tensione në pikat kufitare të Jarinjes e Bërnjakut.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tensionet në veri të kosovës tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll