Bota

Pasuesi i Merkel kërkon të “lajë”hesapet me Britaninë: Dolën nga Unioni, duhet të vuajnë pasojat

29 Shtator 2021, 12:00 Nga DOSJA
Pasuesi i Merkel kërkon të “lajë”hesapet me

GJERMANI – Olaf Scholz, politikani i qendrës së majtë në pozitën kryesore për të zëvendësuar Angela Merkel si kancelare gjermane, ka prezantuar vendimin për t’i dhënë fund lirisë së lëvizjes mes Britanisë dhe Evropës, pas Brexit dhe si arsye ka dhënë krizën e benzinës në Britani.

Sipas The Guardian, Scholz tha se ai shpresonte që Boris Johnson të ishte në gjendje të menaxhonte dhe pranonte pasojat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

“Lëvizja e lirë dhe ajo për të punuar është një përfitim nga Bashkimi Evropian dhe ne kemi punuar shumë për t’i bindur britanikët që të mos dilnin nga unioni. Ata vendosën për të kundërtën  dhe shpresoj se do t’i menaxhojnë problemet që vijnë nga kjo. Është e rëndësishme për në të ketë marrëdhënie të mira midis BE -së dhe Mbretërisë së Bashkuar, por ky është një problem që duhet zgjidhur”, ka thënë ai.

Një numër shtetesh anëtare të BE -së, përfshirë Gjermaninë, kanë mungesa të mëdha por ndryshe nga Britania e Madhe, kompanitë në BE kanë qenë në gjendje të mbështeten tek  fqinjët e tyre për të mbushur boshllëqet, dhe problemet e rafteve të zbrazëta të supermarketeve dhe blerjet nën efektet e panikut në pikat e karburantit janë shmangur.

Të hënën çmimet e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar arritën nivelin më të lartë për keto tetë vite si pasojë e sasive të pamjaftushme dhe Doëning Street u përball me kërkesat për t’u dhënë përparësi ne askesin e karburantit drejtuesve të ambulancës, stafit të kujdesit shëndetësor dhe punonjësve të tjerë thelbësorë. Qeveria u kërkoi njerëzve të mos bënin panik sepse situata do të qetësohej në ditët në vijim.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermania kufizime britani se madhe olaf scholz gjermania kufizime britani se madhe olaf scholz

Sondazh

Poll

Bota 29 Shtator 2021, 06:51

Opinion nga DW: Demografia kundër demokracisë

A e kanë votuesit e rinj shansin që të realizojnë interesat e tyre politikisht? Edhe nëse me shumë dëshirë do doja të thoja “po”, përgjigja më e nde...