Politike

28 Shtator 2021, 05:17 Nga DOSJA

TIRANË– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e pranishme ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e KE u prit nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave në orët e para të mëngjesit me një ceremoni shtetërore. Leyen, zgjodhi që Ramën ta përshëndeste me dorën në zemër, duke respektuar masat anti Covid. Pa maskë, e veshur me xhaketë rozë, presidentja bëri fotografinë zyrtare me Ramën brenda ambienteve të Pallatit të Brigadave e më pas vijuan takimin me dyert e mbyllura. Pas më shumë se gjysëm orë, presidentja la Pallatin e Brigadave për tu zhvendosur në presidencë, aty ku u takua me kreun e shtetit, Ilir Metën.

Më pas, presidentja e Komisionit Europian u takua sërish me kryeministrin Rama për të marrë pjesë në inagurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe kopshtin ‘Europa’ financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Von der Leyen u shpreh se Shqipëria e meriton që të jetë anëtare e BE-së pasi ka bërë progres. Rama e falenderoi disa herë presidenten e KE-së për vizitën e saj në Shqipëri, për të cilën tha se ka qënë e angazhuar për rimëkëmbjen e familjeve shqiptarë që u prekën nga tërmeti. Rama nga ana tjetër deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë absurde, në peng nga vështirësitë që janë krijuar nga vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Thirrja për të rinjtë shqiptarë nga presidentja e Komisionit Europian ishte që të besojnë në ëndrrën europiane. Leyen shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në fund të vitit mirëpo kryeministri Rama nuk u shpreh shumë optimist, duke thënë se nuk do vendos datë e as afate.

Për ‘Balkanin e Hapur’, Rama deklaroi se mund të vijë kush të dojë, duke e cilësuar atë si njësi të zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit. Ursula Von der Leyen nga ana tjetër tha se të gjitha iniciativat gjithëpërfshirëse janë të mirëpritura.

Vizita e von der Leyen vjen një javë para samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet më 6 tetor. Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian. Vizita e Leyen vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin miratimin e hapjes së negociatave pasi procesi është bllokuar dy herë nga vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, megjithëse vendet e tjera anëtare kishin rënë dakord që dy vendeve t’i jepet drita jeshile.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ursula von der leyen ne tirane von der leyen ne tirane 28 shtator 2021 edi rama ursula von der leyen ne tirane von der leyen ne tirane 28 shtator 2021

Sondazh

Poll