Politike

Mandatin e deputetit ia ‘mori’ Fatmir Xhafaj, Ervin Bushati emërohet në krye të Postës Shqiptare

28 Shtator 2021, 17:07 Nga DOSJA
Mandatin e deputetit ia ‘mori’ Fatmir Xhafaj, Ervin Bushati

TIRANË– Ervin Bushati, i cili nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, është emëruar në krye të institucionit “Posta Shqiptare”. News24 raporton se Bushati është emëruar drejtor, por zyrtarisht pritet të prezantohet nesër në këtë post të ri.

Në këtë mënyrë, Bushati ka zëvendësuar Laert Durajn, i cili e ka drejtuar Postën Shqiptare që nga viti 2017.

Ervin Bushati nuk arriti të merrte një mandate deputeti në zgjedhjet e 25 prillit. Bushati ishte renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, por vendin ia zuri Fatmir Xhafaj, i cili edhe pse ishte renditur i 23-ti arriti të thyente herësin dhe të konfirmohej si deputet.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin bushati ervin bushati ne krye te postes shqiptare fatmir xhafaj laert duraj ervin bushati ervin bushati ne krye te postes shqiptare fatmir xhafaj laert duraj

Sondazh

Poll