Aktualitet

Profesori i kriminologjisë paralajmëron ngritje e Byrosë Kombëtare të Drogës: Do jetë e pavarur nga policia

29 Shtator 2021, 05:34 Nga DOSJA
Profesori i kriminologjisë paralajmëron ngritje e Byrosë

TIRANË– Një Byro Kombëtare e Drogës do të ngrihet në vendin tonë. Kjo u deklarua mbrëmjen e djeshme nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin ‘Open’. Në një lidhje live, Karamuço u shpreh se byroja do të jetë e pavarur nga policia dhe do të drejtohet direkt nga prokurori. Ndërkohë, ai vijoi duke zbuluar se çfarë do ndodhë në vend pas vrasjes së Saimir Hoxhës. Më tej profesori i kriminalistikës deklaroi se ka shqiptarë që janë të lidhur me familje mafioze, e duke shtuar se ata nuk kanë frikë nga asgjë.

“Byroja Kombëtare e Drogës do jetë një byro e pavarur nga policia shtetit që drejtohet nga prokurorë dhe jo nga policët. Pas vrasjes së Hoxhës, ajo që do të ndodhë janë dy postblloqe, do të na mbajnë për disa javë. Por jo! Sepse do të kemi dëshmorin e radhës. Do ta shikojmë këtë punë që po na kthehet në një plagë të madhe shoqërore. Do të ketë edhe të tjerë. Kjo grupmoshë kërkon modelet e vrasësve me pagesë. Jemi varfëruar për të prodhuara një model të ndershëm. Gjatë muajit gusht kur gjyqtarët tani ishin me pushime, prokurori i Kalabrisë mbajti një sërë leksionesh për studentët dhe u foli për Ndraghetën. Ne kemi familjarë të lidhur me mafian. Këto nuk kanë frikë nga asgjë. Personi ka qenë edhe nën efektin e narkotikëve në mënyrën se si ka vrarë. Cilës polici do t’i besojmë atij që hamë dreka e darka apo ata që na ndëshkojnë?! Një turp i madh që nuk ka një deklaratë zyrtare, një problem i madh për policinë e shtetit”, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet byroja kombetare e droges ervin karamuco byroja kombetare e droges ervin karamuco

Sondazh

Poll