Politike

VIDEO- Debat në Komisionin e Sigurisë/ Vrasja e oficerit në Lezhë, Salianji: Kushdo që bie në luftë me krimin është Dë

28 Shtator 2021, 12:32 Nga DOSJA
VIDEO- Debat në Komisionin e Sigurisë/ Vrasja e oficerit në

TIRANË –Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë u diskutua vrasja e oficerit të Krimeve në Kune Vain të Lezhës. Deputeti i PD Ervin Salianji i pranishëm në mbledhje ka kërkuar ndërprerjen e saj e mbajtjen e një minut heshtje për efektivin e vrarë në Lezhë. Ndërsa debatonte me socialistin Naço, Salianji e ka konsideruar ngjarjen një atentat ndaj shtetit.


“Sot ka ndodhur një nga ngjarjet më të renda, atentat ndaj shtetit. Humbja e jetës në krye të detyrës e një efektivi të ndershëm, nga të paktët që lufton realisht krimin dhe gjendjen e përhapur të kanabisit dhe drogës anë embanë Shqipërisë. Kushdo që bie në luftë me krimin është Dëshmor i Atdheut dhe ne që jemi të pranishëm fizikisht nuk mund të bëjmë sikur nuk ekzistojmë ashtu sic fshihen ngjarjet dhe mbulohen me propogandë. Ne ekzistojmë sic ekziston edhe kriminaliteti, vrasjet, droga, mungesa e rendit dhe sigurisë publike.”- u shpreh Salianji.

Mblidhen komisionet parlamentare/ ‘Dështon’ ai i Ligjeve, përplasje mes Kryetares dhe opozitës, Bylykbashi: Na u mohua e drejta e fjalës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare debati per komisionet parlamentare

Sondazh

Poll