‘Si tja shpjegoj mamase time fjalën LOGIM?’/ Deputeti i Lushnjes: Sot në komision shoqja kryetare u mohoi fjalën
28 Shtator 2021, 13:32Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili që në seancën e parë të parlamentit tërhoqi vëmendje me fjalimin e tij ka reaguar për zhvillimet që ndodhën ditën e sotme në komisionet parlamentare. Ai shprehet se 97% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet dhe presin “logimin” për të vënë në zjarr tenxheren dhe jo të dëgjojnë përrallat.
“Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?! Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.Ne kundershtim te plote me me çdo norme. Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve. Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua. Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes”, shkruan Korreshi.
Komisionet për Ligjet, Shëndetësinë, Sigurinë dhe ai i Jashtmi u shoqëruan ditën e sotme me tensione. Deputetët e opozitës u paraqitën në sallën e Kuvendit fizikisht dhe pse është vendosur që mbledhjet do të zhvillohen online. Komisioni i Ligjeve u shoqërua me debate mes opozitës dhe kryetares pasi deputetëve nuk iu dha e drejta e fjalës. Në komisionin e Shëndetësisë pati një incident me videon. Sipas Albana Vokshit, video e Komisionit u fshi nga faqja e Kuvendit dhe u ndërpre në momentin kur ajo po tregonte dy fotografi që kishin të bënin me maxhorancën. Në komisionin e Jashtëm opozita u paraqit në sallë mirëpo nuk gjetën asnjë person brenda, duke zbuluar se kryetarja, Mimi Kodheli kishte mbyllur mbledhjen pa pritur opozitën.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË –Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë u diskutua vrasja e oficerit të Krimeve në Kune Vain të Lezhës. Deputeti i PD Ervin Salianji i prani...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një deklaratë për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, ku duhej të zhvilloheshin komisio...
TIRANË– Ditën e sotme u zhvilluan 4 Komisione, ai i Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm. Opozita bëri të ditur që në orët e para të mëngjes...
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë fshiu ditën e sotme videon e Komisionit të Shëndetësisë, në momentin kur kryetarja Albana Vokshi po tregonte dy fotogra...
TIRANË– Opozita ka shkuar sot në sallën e Komisionit të Politikës së Jashtme për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, por Kryetarja e Komision...
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës me Ramën, se vendi e meriton që të antarësoh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama falenderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për vizitën e saj në vend dhe për ndihmën e dhënë nd...
Një foto nga një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste mbulon faqen e parë të portalit shqiperiaqeduam.al, një portal i krijuar vite më parë dhe që ësh...