Komisionet parlamentare/ Opozita nuk lejohet fizikisht, vetëm online! Përplasje mes Kryetares së Ligjeve dhe Bardhit, Vokshit
28 Shtator 2021, 07:43Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme u zhvilluan 4 Komisione, ai i Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm. Opozita bëri të ditur që në orët e para të mëngjesit se do të jetë e pranishme fizikisht në mbledhje edhe pse është vendosur që ato të mbahen online, për shkak të masave të vendosura anti-Covid. Komisioni i Ligjeve nisi ditën e sotme në orën 10:30 dhe u shoqërua me debate mes opozitës dhe kryetares së Komisionit. Deputeti Gazmend Bardhi iu drejtua Klotilda Ferhatit duke i thënë se nuk ka asnjë të drejtë që t’jua heqë fjalën. Kryetarja kërkoi që secili nga anëtarët të ishte i loguar online mirëpo duke qënë se kjo nuk u respektua mbledhja u mbyll. Jashtë ambienteve të Kuvendit, deputeti Oerd Bylykbashki deklaroi se opozitës iu mohua e drejta e fjalës mirëpo kjo nuk do e ndalonte që të vinte sërish fizikisht në Komisione.
Po ashtu, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka jashtë sallës së Kuvendit deklaroi para gazetarëve se vendimi për të zhvilluar online komisionet përdhunon parlamentarizimin. Komisioni i Shëndetësisë, i kryesuar nga opozita po ashtu hasi probleme në zhvillimin e tij. Partia Demokratike denoncoi se faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë ndërprenë mbledhjen në momentin kur Albana Vokshi po prezantonte dy fotografi që kishin të bënin me maxhorancës. Këtë e pohoi vetë Vokshi jashtë ambienteve të Kuvendit, duke u shprehur se maxhoranca vepron me dy standarde, lejon aktivitete masive të qeverisë kurse opozitën e bllokon.
Opozita lajmëroi që në orët e para të mëngjesit se do ishte e pranishme në Komisione pasi sipas tyre janë duke ndjekur nenin e rregullores.
NJOFTIMI I PD:Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjekin nga afer qendrimet per komisionin.Komisioni i Ligjeve, ora 10.30 Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00. Komisioni i Sigurisë, ora 11:30. Komisioni i Jashtem, ora:13.30
Debati për mbledhjen në Komisione ka nisur që në takimin e Konferencës së Kryetarëve, aty ku opozita nuk ra dakord me socialistët që të zhvillohen online. Sipas PS-së, duhet që Komisionet të zhvillohen online për të respektuar masat anti covid.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë fshiu ditën e sotme videon e Komisionit të Shëndetësisë, në momentin kur kryetarja Albana Vokshi po tregonte dy fotogra...
TIRANË– Opozita ka shkuar sot në sallën e Komisionit të Politikës së Jashtme për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, por Kryetarja e Komision...
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës me Ramën, se vendi e meriton që të antarësoh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama falenderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për vizitën e saj në vend dhe për ndihmën e dhënë nd...
Një foto nga një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste mbulon faqen e parë të portalit shqiperiaqeduam.al, një portal i krijuar vite më parë dhe që ësh...
TIRANË– Konferenca mes presidentes së Komisionit Europian dhe kryeministrit Edi Rama kaloi dhe me batuta. Rama iu drejtua duke thën se vjen në Shqipë...