VIDEO- ‘Keni punuar…’ Von Der Leyen: Shqipëria e meriton të jetë në BE, nuk ka asnjë pikë dyshimi!
28 Shtator 2021, 10:30Nga DOSJA
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës me Ramën, se vendi e meriton që të antarësohet në BE. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Leyen u shpreh se e përgëzon Shqipërinë për përparimin që ka pasur në reformën në drejtësi e se me kënaqësi pret që të takohet me Ramën në samitin që do mbahet javën e ardhshme në Slloveni.
DEKLARATA:
Sa i përket rimëkëmbjes, kemi investuar në një mënyrë të konsideruesshme. Shqipëria ka marrë grante dhe financime. Tani sytë duhet t’i hedhim drejt së ardhmes. Nuk bëhet fjalë për para por për financim. Ashtu si në BE, të rinjtë në Shqipëri meritojnë të ardhme të gjelbër dhe dixhitale. Ky është plani ynë i investimeve. Kemi vënë në tryezë 9 mld euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellëim më shumë se 20 mld të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 mld euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. Do të rehabilitojmë hekurudhën dhe Fierzën. Ju vetë i keni propozuar. Plani i investimeve do të krijojë vende pune. Pra të 6 partnerët duhet të ecin para, faleminderit që e mbështetët Procesin e Berlinit. Jam mbështetëse, ta dini që ne të na keni partner. Sa më i shpejtë procesi, aq më i shpejtë do të jetë integrimi në BE. Shqipëria e meriton të jetë dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi. Ju e përmendet disa nga vështirësitë, unë jam e vendosur që kjo gjë të bëhet realitet. E kemi diskutuar në të shkuarën, dua shumë që ky proces të ecë para. Përmendët edhe një çështje tjetër, rajoni ka nevojë për bashkëpunim. Keni punuar për këtë çështje. Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese. Duhet dialog. Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Në mbyllje e përgëzoj Shqipërinë në përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Të mos harrojmë se çfarë është arritur në të shkuarën. Ju përgëzoj edhe në rrugën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë mirëpres punë të vazhdueshme. Me kënaqësi pres të takohemi në Samitin në javën e ardhshme në Slloveni. Unë dua që Shqipëria të marrë pjesë për të ardhmen e Europës.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama falenderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për vizitën e saj në vend dhe për ndihmën e dhënë nd...
Një foto nga një nga mitingjet elektorale të Partisë Socialiste mbulon faqen e parë të portalit shqiperiaqeduam.al, një portal i krijuar vite më parë dhe që ësh...
TIRANË– Konferenca mes presidentes së Komisionit Europian dhe kryeministrit Edi Rama kaloi dhe me batuta. Rama iu drejtua duke thën se vjen në Shqipë...
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi ditën e sotme, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, se...