Politike

VIDEO- Vizita e Von der Leyen/ Rama: Avokate e palëkundur, Shqipëria është në një situatë absurde, detyrat tona i kemi kr

28 Shtator 2021, 10:22 Nga DOSJA
VIDEO- Vizita e Von der Leyen/ Rama: Avokate e palëkundur, Shqipëria

TIRANË– Kryeministri Edi Rama falenderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për vizitën e saj në vend dhe për ndihmën e dhënë ndaj familjeve që janë prekur nga tërmeti. Rama e cilësoi presidenten e KE-së si një avokate të palëkundur në këtë proces integrimi. Për Shqipërinë, kryeministri u shpreh se ndodhet në një situatë absurde për shkak të vetos që Bullgaria ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, mirëpo shtoi se duhet bërë durim.


DEKLARATA:

Moment i rëndësishëm për ecurinë drejt BE dhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe bashkësive drejt Europës, sic është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë. E kemi parë me zjarret kërcënuese që janë shtyre në mënyrë të ndjeshme, dhe në Europë. Dhe për faktin e lajmit të mirë, i cili është rindërtimi, i transformimit rrënjësor i kushteve, pasi u goditën nga tërmeti. Besoj se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e fëmijëve, hap pas hapi të gjitha plagët e asaj tragjedie të paharrueshme. Në këtë pikë dua të nënvizoj faktin se kjo nuk është vizita protokollare e një prej autoriteteve më të larta të Europës dhe njëkohësisht, presidentja e institucionit më të rëndësishëm europian, por dhe vizita e një gruaje që është angazhuar personalisht me gjithë zemër për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve, fëmijëve, që dolën të goditur nga tërmeti. Për këtë arsye, presidentes i takon një falenderim i posacëm, jo thjesht protokollar dhe formal po një falenderim i sinqertë pasi nuk ka rreshtur që kur është kurorëzuar përpjekja e saj personale së bashku me të tjerë udhqëheqës në Europë. Kjo nuk ka ndalur aty por ka vazhduar me angazhimin e presidentes, në mënyrë që fondet të vinin sa më parë pranë skuadrave këtu për të bërë projektet për të bërë dëgjesat publike, për të angazhuar institucionet e tjera. Në mënyrë që frytet të mblidheshin në një kohë të arsyeshme. Ja ku jemi sot këtu, në një nga shkollat e rindërtuara nga fondi i dhurimit i BE. Eshtë 1 e 4-ta e shkollave që do ndërtohet në sajë të këtij programi. Këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë, kjo është një arsye e dukshme e prekshme, konkrete për të mos e humbur durimin me BE, që është vërtetë i lodhshëm në një aspekt. Eshtë një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve. Kemi folur edhe për integrimin, kemi folur për situatën absurde që ndodhe Shqipëria në këtë moment si rezultat i vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu, si një pengmarrje , ku vendet i kanë kryer të gjitha detyrat. Von der Lyen është një avokat e palëkundur e procesit dhe është një ndër ata që janë të bindur për natyrën strategjike të Ballkanit Perëndimor në BE. KE ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për celjen e negociatave por Komisioni është i rreptë por dhe i parashikueshëm. Kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian, fillon politika, duhet konsesus, po nuk ramë dakord mjafton njëri për ta bllokuar, sic është Bullgaria. E falenderoj për përpjekjen që po bën për ta ç’tensionuar këtë situatë. Kemi folur dhe për ecurinë e procesit të sigurimit rajonal, dihet se ajo është bashkëpuntore e Merkel, ajo nisi procesin e Berlinit, e njeh mirë dhe e mbështet. Ne kemi diskutuar për të gjitha problematikat e procesit, që procesi të eci përpara, që njohja e Kosovës kërkon dialog, bashkëpunim, ajo nënvizoi krijimin e besimit reciprok mes palëve. Kjo kërkon shumë durim, mencuri dhe urtësi. Faleminderit për veprat që po ndërtohen falë jush, komisionit.

Ursula von der Leyen në Tiranën! Presidentja e KE: Shqipëria e meriton të jetë në BE. Rama: I kemi përmbushur detyrat tona, jemi në situatë absurde

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ursula von der leyen ne tirane edi rama ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll