Bota

Romanticitet në mes të flakëve, shtëpia digjet, i riu ulet në gunjë dhe propozon të dashurën për martesë

28 Shtator 2021, 15:49 Nga DOSJA
Romanticitet në mes të flakëve, shtëpia digjet, i riu ulet

SHBA– Një djalë ka zgjedhur të propozojë të dashurën e tij ndërkohë që shtëpia e tyre digjej. Ngjarja është regjistruar në Karolinën e Veriut.

Mediat e huaja shkruajnë se Sean Matthews kishte për qëllim t’i kërkonte partneres së tij Kellie Stanley të martohej me të në shtëpinë e tyre të re në Fuquay-Varina, në ditën që kishin mbushur vitin e transferimit në atë banesë, por diçka shkoi keq.

Banesa u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua, por dyshja nuk i lanë planet në gjysmë. Në momentin që zjarri ishte aktiv, i riu u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij për martesë. E vetmja gjë që çifti nxorri nga shtëpia ishte qeni i tyre 13-vjeçar.

(f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota karolina e veriut sean matthews karolina e veriut sean matthews

Sondazh

Poll