Politike

Kujtim Gjuzi i habit të gjithë, pret dhe qep pantallonat live në emision (FOTO)

9 Qershor 2019, 13:55 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi i habit të gjithë, pret dhe qep pantallonat live në

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi që është bërë i njohur për stilin e tij të veçantë dhe batutat që bën në Kuvend, ka treguar sot se ai është një rrobaqepës shumë i mirë.  I ftuar në “E diell”, Gjuzi në një kohë rekord stiloi dhe preu një palë pantallona dhe tregoi se ai është dhe një rrobaqepës.

Teksa priste pantallonat, ai i ka hedhur dhe një batutë Ramës, duke thënë se në fund pantallonat do të ishin si çitjane, ndërsa nga moderatori Edi Manushi, u dëgjua një tjetër batutë.

E kuptova se për kë po bëhen këto pantallona”, tha Manushi që shkaktoi të qeshura, duke nën kuptuar se kjo veshje ishte për Ramën.

Ndërkohë Gjuzi replikoi dhe me ata që ishin skeptik, nëse ky dinte që të qepte apo jo. “Se kishte thënë një analist konspirativ, “që Kujtim Gjuzi nuk di të pres”, e analist shiko ja ku po qep pantallonat”, tha deputeti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi manushi edi rama kujtim gjuzi kujtim gjuzi rrobaqepes edi manushi edi rama kujtim gjuzi kujtim gjuzi rrobaqepes

Sondazh

Poll