Bota

Qeveria e Kosovës merr vendimin: 1500 euro atyre që kanë humbur familjarët nga COVID-19!

28 Shtator 2021, 15:16 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës merr vendimin: 1500 euro atyre që kanë humbur

PRISHTINË– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin për mbështetjen me të ardhura ndaj familjarëve që kanë humbur të afërmit nga pandemia e koronavirusit.

Sipas njoftimit të MFPT-së, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.

“Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë,”- thuhet në njoftim.

Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike, në  https://masa3-1.rks-gov.net, por aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosove ministria e financave kosove ministria e financave

Sondazh

Poll