Bota

Kryeminstri i Hollandës rrit sigurinë, frikë për rrëmbim nga bandat e drogës

28 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA
Kryeminstri i Hollandës rrit sigurinë, frikë për

HOLLANDË – Kryeministrit hollandez, Mark Rutte, i cili shkon me biçikletë për të punuar në Hagë, i është shtuar siguria personale si një në përgjigje ndaj frikës së shtuar për një rrëmbim ose sulm nga krimi i organizuar.

Vendimi u mor pasi disa të dyshuar u panë duke ndjekur lëvizjet e Rutte dhe u ngritën shqetësime për një lëvizje të mundshme nga një prej bandave të drogës në vend.

Sipas gazetës De Telegraaf, policë të trajnuar posaçërisht nga Shërbimi Mbretëror dhe Diplomatik i Sigurisë (DKDB) janë vendosur për të mbrojtur Rutte, i cili shpesh ka shmangur mbrojtjen ng afër gjatë 10 viteve të tij si kryeministër.

Hollanda ka pasur incidente dhune të shpeshta me banda droge, përfshirë të ashtuquajturën mafioze mokro (mafian marokene), duke çuar në pretendime nga sindikata e policisë holandeze se Holanda po bëhet një ” narko shtet”.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kryeministri hollandez mark rutte kryeministri hollandez mark rutte

Sondazh

Poll