Bota

Tha se ndaloi presidentin Trump të niste luftën, gjenerali i lartë del para Kongresit

28 Shtator 2021, 11:57 Nga DOSJA
Tha se ndaloi presidentin Trump të niste luftën, gjenerali i

SHBA – Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley do të dalë para Kongresit të martën dhe pritet që seanca pyetësore e tij të jetë një nga më “pikantet” të mbajtura ndonjëherë ndaj një gjenerali amerikan. Sipas The Guardian, Mark Milley rrëfeu në një libër të kohëve të fundit se ai ka kryer disa akte mosbindjeje për të parandaluar që Donald Trump të fillonte një luftë si një devijim nga humbja e zgjedhjeve vitin e kaluar.

Në librin “Peril”, gazetarët e Washington Post Bob Woodëard dhe Robert Costa raportojnë se Milley ka telefonuar dy herë homologune tij kinez për ta siguruar atë se SHBA nuk do të kryejë një sulm të papritur dhe se gjenerali amerikan do të paralajmërojë Pekinin nëse presidenti e urdhëron diçka të tillë.

Qëllimi formal i seancës së Senatit është të dëgjojë dëshminë mbi përfundimin e operacioneve ushtarake në Afganistan dhe planet për operacionet e ardhshme kundër terrorizmit.

Milley, së bashku me sekretarin e mbrojtjes, Lloyd Austin dhe kreun e komandës qendrore amerikane, gjeneralin Kenneth McKenzie, do të përballen me pyetje të rrepta nga të dyja palët mbi ditët e fundit kaotike të pranisë ushtarake 20-vjeçare amerikane në Afganistan dhe do të pyeten pse disa Afganët të cilëve u ishin dhënë viza të veçanta emigruese ose kishin aplikime për viza në pritje, u lanë të mbronin veten pasi Kabuli ra në duart e talebanëve.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjenerali amerikan del para kongeresit mark milley gjenerali amerikan del para kongeresit mark milley

Sondazh

Poll