Bota

EUROPOL shkatërron një rrjet të drogës në Ballkan, 61 persona përfundojnë në pranga

28 Shtator 2021, 15:05 Nga DOSJA
EUROPOL shkatërron një rrjet të drogës në Ballkan, 61

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga 8 vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani dhe kanë përfunduar në pranga 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë.

Bosi famëkeq i krimit në Ballkan, Ed Gacinin, i ftuar në dasmën e Daniel Kinahan 2017 në Dubai, është identifikuar më parë si importues kryesor i kokainës nga Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës. Në këtë operacion ndërkombëtarë u angazhuan agjencitë e sigurisë nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia.

Gjatë aksionit për shkatërrimin e kësaj bande kriminale janë sekuestruar 2.6 tonë kokainë dhe 324 kilogramë marihuanë, si dhe makina luksoze dhe gati 700.000 dollarë në para të gatshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksioni i europol europol aksioni i europol europol

Sondazh

Poll