Bota

Dyshohet se vrau mësuesen angleze, Selamaj shihet për herë të parë teksa dërgohet në paraburgim

28 Shtator 2021, 12:22 Nga DOSJA
Dyshohet se vrau mësuesen angleze, Selamaj shihet për herë

ANGLI– Burri i akuzuar për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa është paraqitur në gjykatë. Mediat angleze raportojnë se Koci Selamaj, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, u paraqit në gjykatën e magjistratëve në Willesden për një seancë dy-minutëshe këtë të martë. Ai kishte veshur një triko dhe tuta gri sportive.

Selamaj, banues në Sussex-in lindor, u mor në pyetje për të konfirmuar emrin, adresën dhe datën e lindjes nga këshilltari ligjor. Ai paraqiti një deklaratë pafajsie për akuzën e vrasjes, përmes përfaqësuesit të tij, Aidan Harvey. Selamaj u la në paraburgim dhe pritet të paraqitet në gjykatë të enjten.

Sabina Nessa, 28 vjeç, u gjet më 18 shtator vetëm pak minuta larg nga shtëpia e saj, e pajetë dhe e mbuluar nga një grumbull gjethesh. Familjarët, kolegët, studentët e qytetarët mbajtën homazhe në nder të saj. Vetë Dukesha e Cambridge shprehu ngushëllimet e saj.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koci selamaj sabina nessa koci selamaj sabina nessa

Sondazh

Poll