Aktualitet

Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, Berisha: Ra në krye të detyrës nga narkobandat e narkoqeverisë!

28 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Vrasja e oficerit Saimir Hoxha, Berisha: Ra në krye të detyrës

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar vrasjen e oficerit Saimir Hoxha, ngjarje që tronditi sot vendin. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të Hoxhës për humbjen e madhe, teksa shton se ai është vrarë nga narkobandat e qeverisë shqiptare.

Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Rama, pasi shkruan se me inkurajimin e tij janë mbjellë parcelat me kanabis për të cilat sot oficeri Hoxha dhe kolegët e tij kishin dalë në terren.

“Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha. Ai ra ne krye te detyres! E vrane narkobandat e narkoqeverise! Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44-vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij. Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale. Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes. Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti. Sb,”- shkruan Berisha.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në operacion nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir hoxha vritet saimir hoxha saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll