Aktualitet

DINAMIKA! Shkatërruan 110 bimë kanabisi, në kthim policët hasën makinën e Aldi Ramës, Prokuroria: Ja si ndodhi vrasja!

28 Shtator 2021, 13:47 Nga DOSJA
DINAMIKA! Shkatërruan 110 bimë kanabisi, në kthim policët

LEZHË– Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Lezhë, ku mbeti i vrarë më një plumb në zemër, Saimir Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala e ‘Neës24’, duke iu referuar hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, ndërtoi dinamikën e ngjarjes duke bërë me dije se efektivët kishin dalë në terren për të kontrolluar një zonë ku ishte denoncuar se ishte mbjellë një parcel kanabisi. Me të marrë informacionin e parë, Policia e Lezhës nisi menjëherë për verifikim një grup me 3 persona, mes tyre: shefi i krimeve, viktima dhe një koleg tjetër.

Pas dy orë kërkimesh, Policia arriti që të gjente parcelën me 110 bimë me kanabis, duke i shkatërruar të gjitha bimët. Pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, policia ka ndaluar një automjet dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes.  Në momentin e ndalimit, makinën po e drejtonte Armando Marku.

Pasi mjeti ka ndaluar, oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën

“Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh,”-mësohet se ka thënë viktima. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën. Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në Polici, por ende nuk dihet se çfarë kanë dëshmuar para efektivëve.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet nënkomisari në Lezhë, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis dhe të shpallurin në kërkim, autori qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo rama vritet saimir hoxha aldo rama vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll