VIDEO- Ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? Von der Leyen: Keni kryer punët tuaja! Shpresoj konferencë para fun
28 Shtator 2021, 10:33Nga DOSJA
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi ditën e sotme, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, se Shqipëria ka punuar shumë për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ajo u shfaq optimiste duke thënë se shpreson që konferenca të nisë para fundit të këtij viti. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk vë më bast as për datë e as për afat, pasi jemi përgatitur disa herë dhe nuk ka ndodhur.
PYETJE: Duket e largët zgjidhja mes Bullgarisë, a jeni e mendimit se duhet një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?
Ursula von der Leyen: Kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë ndërqeveritare. Keni kryer detyrat tuaja. Do të bëjmë gjithçka që të kapërcëjmë ato vështirësi. Prandaj shpresoj që të fillojmë konferencën ndërqeveritare para fundit të vitit.
Rama: Presidentja e përmendi më parë që ka objektiv që para fundit të vitit të kryehet konferenca e parë ndërqeveritare. Ky është objektivi i presidentes. Unë e kam thënë edhe më parë, unë nuk vë bast më për asnjë datë dhe asnjë afat. Pres me qetësi, si kur ndodh, e kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë, e krushqit nuk janë përgatitur. Se kur do të ndodhë dasma e kanë në dorë krushqit. Është e qartë që ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe e bëjmë jo sepse na e imponon Brukseli, por sepse na e imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që jemi në mes të Europës. Është bekim për fëmijët që rriten në mes të një kontinenti. Një mur s’na ndan nga BE. Imagjinoni sikur të ishim në një kontient tjetër. Ky është fati dhe bekimi ynë. Do të shfrytëzojmë dijen dhe eksperiencën e BE-së përmes procesit për t’u rritur dhe për t’u moderinizuar vetë. Një anëtar gdhihet me inat me një vend, e merr peng dhe një tjetër. Presidentja mendon që Shqipëria e ka bërë punën e saj, kjo ka rëndësi.
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar rastin e ndërprerjes së Komisionit të Shëndetësisë, nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Ata bëjnë të ...
Politike28 Shtator 2021, 09:41
TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen o...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi para mediave pas përfundimit të Komisionit të Ligjeve se iu mohua e drejta e fjalës. ...
TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka përfunduar pa nisur mirë. Socialistët ishin të loguar online për të marrë pjesë në komision ndërkohë që e...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret në takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin zyrtar. Fill pas ta...
TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dhënë një mesazh pas takimit në Pallatin e Brigadave me kryeministrin Edi Rama. Në...