Politike

Çfarë po ndodh me ‘Facebook-un’ e Ramës? Faqja e kryeministrit shfaq probleme

28 Shtator 2021, 07:25 Nga DOSJA

TIRANË– Faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’ shfaqi mëngjesin e sotëm probleme. Postimi i parë i cili kishte lidhje me afganët në Shqipëri në momentin kur klikohej shfaqej e bllokuar. Fotoja më poshtë tregon se çfarë shfaqet në kompjuter, kur duam të shikojmë postimin e shfaqur.

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”- lexohet teksa tentohet që të futet në faqen e kryeministrit për të parë postimet. Nuk dihet nëse ky bllokim ka ardhur për shkak të ndonjë problemi që është hasur në faqen e Ramës, nga hackerat, mirëpo nga telefoni faqja e tij hapet normalisht. Ndërkohë kreu i qeverisë vazhdon të postojë në faqe dhe pse kur klikohet nuk mund ta aksesojmë.

Nga ana tjetër rrjetet e tjera sociale të Ramës, si Instagram apo Twitter, vazhdojnë të jenë funksionale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama facebook i rames edi rama facebook i rames

Sondazh

Poll