Politike

VIDEO- KAOS në Komisionin e Ligjeve/ Klotilda Ferhati: Logohuni online. Bardhi: Zonja kryetare, nuk na e cakton ti….

28 Shtator 2021, 08:47 Nga DOSJA
VIDEO- KAOS në Komisionin e Ligjeve/ Klotilda Ferhati: Logohuni online.

TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka përfunduar pa nisur mirë. Socialistët ishin të loguar online për të marrë pjesë në komision ndërkohë që e kundërta ndodhi me deputetët e opozitës. Këta të fundit patën një debat me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka. Ata ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit ndërkohë që online zhvillohej mbledhja. Në videon e transmetuar për publikun dëgjoheshin debate mes tyre.


DEBATI:

Klotilda Ferhati: Mbledhja nuk ka sesi të vazhdojë për ju nëse nuk logoheni. Ndoshta kolegët nuk janë dakord me vendimin e konferencës së kryetarëve, por unë dua të zbatoj vendimin e marrë nga Kuvendi shqiptar. E çmoj prezencën tuaj këtu por ne do të zbatojmë vendimin e marrë nga parlamenti.

Bardhi: Nuk na urdhëron ti, nuk na e cakton ti se kur do flasim.

Ferhati: Online janë loguar 18 anëtare, rendi i ditës, kush ka dëshirë të flasi…

Bardhi: Zonja kryetare a ka mundësi të na e japësh fjalën

Ferhati: Në këto kushte unë mbyll mbledhjen…

Mblidhen sot komisionet parlamentare/ PS kërkoi të zhvillohen online, PD: Deputetët demokratë do të jenë të pranishëm fizikisht në salla

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare komisioni i ligjeve 28 shtator 2021 debati per komisionet parlamentare komisioni i ligjeve 28 shtator 2021

Sondazh

Poll