Politike

28 Shtator 2021, 09:41 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen online. Në video shihet që pasi Ferhati lajmëroi se mbledhja është mbyllur, Gazmend Bardhi dhe anëtarët e tjerë të PD-së ngrihen në këmbë duke kërkuar sipas tyre, të drejtën që u takon. Bardhi dëgjohet duke u shprehur:

‘Lexo rregulloren se e ke aty para, është Kushtetuta e para mësojë këtë, jo moj zonjë jo…’


Partia Demokratike shkruan se në pamje dallohet qartë që maxhoranca ia hoqi të drejtën e fjalës.

Pamje nga salla e komisionit te ligjeve qe verifikojne presencen e opozites, kerkesen per te marre fjalen dhe mohimin e paprecedente nga maxhoranca.’– shkruan Partia Demokratike në mesazhin e ndarë për mediat.

Mblidhen komisionet parlamentare/ ‘Dështon’ ai i Ligjeve, përplasje mes Kryetares dhe opozitës, Bylykbashi: Na u mohua e drejta e fjalës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debati per komisionet parlamentare debati per komisionet parlamentare

Sondazh

Poll