Politike

VIDEO- ‘Open Balkan’ mënyrë e re për paqen në rajon? Von der Leyen: Çdo lloj iniciative brenda Procesit të Ber

28 Shtator 2021, 10:44 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Open Balkan’ mënyrë e re për paqen në

TIRANË– Për nismën ‘Open Balkan’, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen nuk foli shumë. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Leyen u shpreh se mbështet çdo lloj iniciative që është brenda Procesit të Berlinit. Ajo tha se nuk duhen parë me imtësi fjalët por konteksti i nismave, nëse rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.


Pyetja: Sic është situata në Kufi, si proces baruti që mund të shpërthejë, duke pasur parasysh këtë situatë për vendet që presin të anëtarësohen, a mendoni se Open Balkan është një mënyrë për ti dhënë paqe rajonit?

Von der Leyen: Po të shikojmë ecurinë ekonomike, si ky treg rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, dhe po shtyn këtë proces dhe integrimin përpara në kuadër si të 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Cfarëdo lloj iniciative që është brenda procesit të berlinit, mirëpritet nga ne. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por kontekstin, që i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre, thellon marëdhëniet, që të këtë një integrim të thellë të ekonomike, se është pjesë e procesit.

Rama: Dua ta theksoj, unë nuk jam i zhgënjyer, se të zhgënjehesh duhet të gënjehesh, por nuk më ka gënjyer mendja prej disa vitesh se ky proces është i parashikueshëm, nuk kam asnjë zhgënjim. E kuptoj se çfarë ndodh në BE, se ka zgjedhje, vijnë të tretët dhe nxjerrin dicka tjetër, kjo është mënyra si funksionon, nuk ka asgjë për tu gënjyer dhe zhgënyer, Kërkon durim, kohë, qetësi. Ajo që për ne është e rëndësishme, a e bëmë një konferencë apo jo me zoom. Ajo që na intereson është të bëjmë punën, kemi asistencën me të gjithë dijen dhe me ekspertizën e BE, kemi objektivat përpara dhe ne realizojmë objektivat, kemi bërë detyrën tonë. nuk varet nga ne, nuk kemi arsye as të gënjehemi dhe as të zhgënjehemi. Nuk e them me ironi, nuk e kemi ne në dorë, BE e ndryshojnë ata që e kanë themeluar. Ne nuk e ndryshojmë dot, nuk mund dot ti imponohemi, i imponohemi të ardhmes me pune. .

Ursula von der Leyen në Tiranën! Presidentja e KE: Shqipëria e meriton të jetë në BE. Rama: I kemi përmbushur detyrat tona, jemi në situatë absurde

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ursula von der leyen ne tirane ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 28 Shtator 2021, 09:41

TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë pamjet nga salla e Kuvendit, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati po zhvillonte mbledhjen o...