Politike

Qyteti numër 4! Sali Berisha nesër mban “Foltoren për PD” në Durrës

28 Shtator 2021, 07:32 Nga DOSJA
Qyteti numër 4! Sali Berisha nesër mban “Foltoren për

TIRANË– Sali Berisha, ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, do të mbajë nesër një takim në qytetin e Durrësit. ‘Foltorja për PD’ do të zhvendoset ditën e nesërme në qytetin bregdetar. Takimi me demokratët do të zhvillohet në orën 18:00 në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu. Berisha i bën thirrje demokratëve që të jenë pjesë për një parti më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

POSTIMI I BERISHËS:

“Njoftim! Diten e merkure me daten 29 shtator ne ora 18:00 ne sallen e Pallatit te Kultures Aleksander Moisiu  ne Durres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.Ftoj demokratet dhe  demokratët e Durresit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb” 

‘Foltorja për PD’ është mbledhur në Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa ditën e nesërme do të zhvillohet dhe në Durrës.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë, teksa është shprehur se kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll