Politike

Vizita në Tiranë/ Mesazhi i Von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

28 Shtator 2021, 08:01 Nga DOSJA
Vizita në Tiranë/ Mesazhi i Von der Leyen: E ardhmja e

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dhënë një mesazh pas takimit në Pallatin e Brigadave me kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter, Leyen shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në BE e se vendi ynë ka përparuar në reformat në drejtësi.

POSTIMI:

E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë gjithashtu.

Vizita një ditore e presidentes së KE-së, vjen në kuadër të turit të saj në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Ditën e nesërme ajo do të jetë e pranishme dhe në Kosovë e më pas në shtetet e tjera të cilat janë planifikuar si pjesë e turit.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në Tiranën! Pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, pas Ramës takon Metën

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ursula von der leyen ne tirane ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll