Politike

Vendimi i Metës/ Basha: Bashkimi i shqiptarëve anuloi 30 qershorin, ka ngel vetëm largimi i Ramës

9 Qershor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Vendimi i Metës/ Basha: Bashkimi i shqiptarëve anuloi 30 qershorin, ka

TIRANË- Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka deklaruar se basshkimi i shqiptarëve bëri që të anulohen zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i quan farsë, teksa shton se tashmë ka ngelur vetëm largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan: “Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar një ditë më parë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Berati, ku ka thënë se nuk do të tërhiqet, dhe është shprehur se në 30 qershor do të ketë zgjedhje për shqiptarët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve 30 qershori edi rama lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll