Politike

Arrestimi i Xibrit, Balla publikon foton: “Miku i Bashës”, i akuzuar për trafik droge

18 Shkurt 2019, 14:23 Nga DOSJA
Arrestimi i Xibrit, Balla publikon foton: “Miku i Bashës”, i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të lajmit të arrestimit të “mikut” të Lulzim Bashës, Arben Xibri, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri.

Sipas Ballës, është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendentë penalë në dhunën e ditës së shtunë

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri.

Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precendentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave.

Ditën e sotme u arrestua 53 vjeçari, Arben Xibri, i dënuar me 8 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Xibri njihej si biznesmen dhe por edhe për miqësinë e ngushtë me politikanët, veçanërisht me Kreun e PD-së, Lulzim Basha. (Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i arben xibrit lulzim basha taulant balla arrestimi i arben xibrit lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll